"Këndi Amerikan" në Bujanoc, mundësi për mësimin e gjuhës angleze
Lokale

"Këndi Amerikan" në Bujanoc, mundësi për mësimin e gjuhës angleze

12.Oct.2017 08:29
0
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd përmes "Këndit Amerikan" fëmijëve të komunës së Bujanocit i mundëson mësimin e gjuhës angleze pa pagesë.

“Kursin e vijojnë fëmijët me nevoja të veçanta si dhe fëmijë të tjerë” tha gjatë një bisede për portalin Titulli.com, Berat Idrizi koordinator i kësaj zyre.

Sipas tij regjistrimi bëhet në muajin shtator dhe numri i nxënësve që pranohen dhe ndjekin kurs është 15 nxënës të grupmoshave të ndryshme që nga klasa e dytë e deri në klasën e shtatë fillore.


“Në këtë kurs mësimet mund ti ndjekin tri nacionalitetet si ai shqiptar serb dhe romë mirëpo nga nacionaliteti romë nuk ka asnjë të interesuar për momentin”, theksoi Idrizi.


Fëmijët ndahen në dy grupe dhe kanë një mësuese të gjuhës angleze dhe punohet me librat “You and Me” të nivelit fillestar, shprehet Arta Agushi mësuese e gjuhës angleze që mbanë kursin në “Këndin Amerikan”.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd vazhdon financimin e këtij kursi për tre vite rresht dhe gjithashtu përkrahë aktivitet tjera edukative./Titulli.com/

Komuna e Bujanocit me transparencë sipërfaqësore ndaj qytetarëve (video)
Ardita Sinani tregon pse u prish koalicioni me Shqipërim Arifin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration